Ahmeti – Bislimit: Ne e dimë që gazi nuk vjen nga SHBA
Sharr Travel

Ahmeti – Bislimit: Ne e dimë që gazi nuk vjen nga SHBA

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar zëvëndëskryeministrit, Besnik Bislimi në lidhje me projektin për tubat e gazit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook i është drejtuar atij duke i thënë se ne e dijmë që gasi nuk vjen nga SHBA, përcjell Klankosova.tv.

“Z. Bislimi, na e dijmë që gazi nuk vjen nga ShBA. Nuk e kam dëgjuar dikënd ta ketë thenë.  Në rastin më të keq për juve është thënë interes amerikan.  Mos thuani që pëkrahësit po e mbrojnë gasin rus.  Është qëllimkeqe në radhë të parë dhe e pavërtetë në esencë. MCC e përkrah sepse edhe është në interesin strategjik amerikan. Por në radhë të parë është interes i Kosovës.  Lidhja me rrejtet e gasit mundëson alternativa të qymyrit.  Kostoja më e ulët dhe sasia e rezervave japin siguri shtesë që kjo është mundësi e mirë për Kosovën”

“Dhe krejt në fund zvogëlon varësinë nga rrjetet e tjera të gasit për ShBA dhe aleatët. TAP është krijuar si burim i gasit për Evropë, për të zvogëluar varësinë nga gasi rus.  Meqenëse marrëdheniet ndërkombëtare nuk bazohen në drejtësi por interesa, rreshtimi në tema të mëdhaja duhet të bëhet me kujdes. Tema madhore me përgjigje joserioze nga shteti jonë nuk ju bëjnë juve nder si qeveri e neve si shoqëri. Ende skemi ambasadorë.  E brenda ende skemi institucionet bazike.  Me u sjell si elefant me peshë të minit, nuk humbni vec ju si qeveri po edhe ne si shtet”, u shpreh Ahmeti.

Tutje, ai shtoi se para se të komentohet për Prishtinën, ky projekt do të kishte rëndësi madhore për Prishtinën dhe ekonomitë familjare duke reduktuar koston.