10:11 / 30.09.2021
Spitali i Ferizajit pajiset me një pajisje moderne
Spitali i Ferizajit është pajisur me një pajisje moderne për Tomografi të kompjuterizuar (CT), në kuadër të Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën, të financuar me kredi koncesionale nga Banka Botërore dhe të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Spitali i Ferizajt deri më tani nuk kishte aparat për CT, dhe tash e tutje banorët e rajonit të Ferizajit mund të marrin shërbime radiologjike CT edhe në Spitalin e Ferizajit. Projekti Emergjent COVID-19 për Kosovën, në vlerë prej 50 milionë dollarëve, ka pajisur spitalet e Kosovës me pajisje dhe furnizime të ndryshme medicinale.























