20:22 / 11.10.2021
Familja e Leonitës riapelon për ndihmë pas një gabimi të bankës
Familja e Leonita Gashit, njofton se tash gjithçka është në rregull me bankën dhe riapelon për ndihmë.
Njoftimi i familjes:
Të gjithë donatorët vullnetmirë që kanë ndihmuar me mjete financiare për shërimin e Leonita Gashit, i njoftojmë që mjetet e tyre janë rikthyer në xhirollogarinë e tyre për shkak të një gabimi bankar.
Por, tani gjithçka është në rregull.
Ju lutemi edhe njëherë të ndihmoni në sherimin e Leonitës, gjendja e së cilës është e rënduar.
Leonita Gashi është 22 vjeçare dhe vuan nga sëmundja e tumorit në qelizën e kockave.
Për shërimin e saj duhen 30 mijë e 500 euro.
























