Rama takon të rinjtë e qytetit: Bashkë për Prishtinën e ëndrrave
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, bashkë me kryetarinë e partisë, Lumir Abdixhiku, janë takuar me të rinjtë e qytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se në plan programin e tij parashihet që rinia të kenë më shumë mundësi në sport, kulturë, muzikë, të kenë më shumë bursa e kushte të tjera, njofton Klankosova.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Bashkë për fitoren e madhe!
Qytetari i Prishtinës ka vendosur se kujt do t’ia besojë qytetin e tij, qytetari i Prishtinës është më se i gatshëm për ndryshimin e qytetit të tij.
Së bashku me Lumir Abdixhiku patëm një takim me të rinjtë nga qyteti jonë. Ne diskutuam me ta për problemet me të cilat përballen rinia jonë dhe për kushtet që duhet t’i krijojmë për ta.
Në plan programin tonë parashihet që rinia jonë të kenë më shumë mundësi në sport, kulturë, muzikë, të kenë më shumë bursa e kushte të tjera.
Bashkë për Prishtinën e ëndrrave!
PRISHTINA PËR TË GJITHË!























