Zbulohet planeti me përmasat e Jupiterit

Zbulohet planeti me përmasat e Jupiterit

Një planet në madhësinë e Jupiterit është zbuluar në Rrugën e Qumështit duke shënuar kështu herën e parë që një trup qiellor në këtë përmasë orbiton një yll të vdekur.

Ylli pranë të cilit është parë planeti, është tashmë në fund të ciklit të tij dhe duket tërësisht i bardhë pasi po largon shtresat e jashtme. Yje të tilla quhen yje xhuxhe.Ky sistem që ndodhet rreth 6500 vite dritë larg në drejtim të qendrës së galaksisë mund të jetë një shembull i mirë që tregon se çdo të ndodhë me Jupiterin kur Dielli të arrijë në fazat e tij përfundimtare, pas 5 miliardë vjetësh.