Shatner i Star Trek bëhet udhëtari më i vjetër në hapësirë
Sharr Travel

Shatner i Star Trek bëhet udhëtari më i vjetër në hapësirë

Pasi bëri karrierë duke luajtur eksploruesin e kozmosit, William Shatner – Kapiteni i famshëm James Kirk në Star Trek behët në moshën 90 vjeç personi më i vjetër ​​në bordin e një anije të drejtuar nga kompania e miliarderit Jeff Bezos, përvojë të cilën aktori e përshkroi të thellë.

Shatner ishte një nga katër pasagjerët që udhëtuan për 10 minuta e 17 sekonda në kufijtë e hapësirës në bordin e anijes kozmike Blu Origin. Në rikthim Shatner doli plot guxim nga kapsula në heshtjen e shkretëtirës se Teksasit ndërsa të tjerët festuan duke brohoritur suksesin.

William i cili mishëroi premtimin e udhëtimit në hapësirë ​tha se ishte i mahnitur nga kontrasti dramatik i bukurisë së Tokës blu dhe errësirës së hapësirës. Pjesëmarrja e Shatner vlen në krijimin e një publiciteti për Blue Origin ndërsa ka dy rivalë, SpaceX dhe Virgin Galactic Holdings.

Fluturimi përfaqësoi një ditë tjetër të rëndësishme për industrinë e turizmit hapësinor e cila, sipas UBS, mund të arrijë një vlerë vjetore prej 3 miliardë Dollarësh në një dekadë. Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në fjalimin e tij vjetor drejtuar udhëheqësve botërorë muajin e kaluar, kritikoi “miliarderët që udhëtojnë në hapësirë ​​ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria në tokë.