Ekrem Hyseni pret ta fitojë Podujevën
BKT
Kosovë

Ekrem Hyseni pret ta fitojë Podujevën

Mori 113 vota më shumë se kundërkandidati me të cilin do të përballet në balotazh, por kjo nuk e zmbraps nga synimi për të shënuar fitore.

Ekrem Hyseni prin në Podujevë me 44.30 për qind ose 16.451 vota të numëruara.

Kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota të numëruara nga 99.10 për qind e votave të përgjithshme të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, e që sipas së cilave komuna e Podujevës sigurt më 14 nëntor shkon në balotazh.

Kandidati i LDK-së për garën vendimtare pret besimin qytetarë për t’i siguruar kthimin e kësaj partie në pushtet, pasi e humbi atë në zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rikthimin e madh në Llap, duke shënuar fitore në garën për kryetar dhe për kuvend komunal.

Kjo mbështetje e madhe dhe ky rezultat e kthen LDK-në e Llapit në pozitën e saj origjinale.

Ndaj, shpreh falënderimin tim më të përzemërt për gjithësecilin prej jush për angazhimin e madh gjatë këtij procesi të rëndësishëm për Podujevën dhe për LDK-në.

Në këtë raund, shënuam rikthimin, ndërsa në raundin e dytë, bashkë e të vendosur do ta shënojmë fitoren e madhe. Përulësisht faleminderit për besimin! Përgjithmonë në shërbimin tuaj!


MË SHUME NGA Kosovë