Çifti fatlum, burrë e grua i mbijetuan kancerit të gjirit
BKT
   Kuriozitete

Çifti fatlum, burrë e grua i mbijetuan kancerit të gjirit

Pat dhe Mark James e dinë se janë një çift me fat, pasi të dy i kanë mbijetuar kancerit të gjirit.

Diagnoza e Pat ndoshta nuk është aq e pazakontë, sepse është shkaku më i zakonshëm i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar tek gratë.

Por ajo që disa e konsiderojnë të çuditshme është se burri i saj, Marku, po ashtu ishte diagnostikuar me këtë lloj të kancerit.

Ai është një nga 370 burrat në mesin e pothuajse 56 mijë njerëzve të diagnostikuar me kancer të gjirit në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

“Shumë burra nuk e dinë se mund të kenë kancer të gjirit,” tha Mark, i cili është 79 vjeç.

“Unë nuk kisha dëgjuar për këtë para se ta merrja”,  shtoi ai, ashtu si gruaja e tij, dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjen.

Ai u bëri thirrje burrave të vënë “turpin” e tyre në njërën anë dhe të ekzaminojnë gjoksin e tyre për anomalitë e mundshme.