09:48 / 19.10.2021
Mbi 390 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID
Përkundër rënieve drastike të numrit të viktimave dhe rasteve pozitive, vazhdojnë të na shoqërojnë masat e hyra në fuqi pothuajse më shumë se një muaj.
Maskat obligative, ora policore, orari i shkurtër i gastronomisë deri në orën 21:30, si dhe hyrja brenda lokaleve me vërtetimin e kartelës së vaksinimit apo testit PCR, janë masat që qytetarët detyrohen të respektojnë, transmeton lajmi.net.
E gjithashtu po vazhdojnë edhe aksionet e policisë nëpër terren.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 393 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Ndërkohë, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, masat antiCOVID do të vazhdojnë të jenë në fuqi.























