Zbulohet akrepi me përmasa të një qeni
Një akrep deti me gjatësi 1 metër dhe me përmasa të një qeni është zbuluar nga arkeologët. Ai mendohet se ka jetuar 435 milionë vite më parë, në një territor që i përket Kinës së sotme.
Mbetjet e akrepit (Terropterus xiushanensis), kanë ngjashmëri me fizionominë e gaforreve. Sistemi i tyre riprodhues sipas studimit të Bo Wang nga Instituti i Gjeologjisë dhe Paleontologjisë Nanjing, ishte i ngjashëm me atë të merimangave.
Krijesa ka jetuar gjatë periudhës siluriane, përafërsisht 443.8 milionë dhe 419.2 milionë vjet më parë. Në atë periudhë akrepat mendohet të kenë qenë grabitqarët kryesorë të botës nënujore.
Këto krijesa kanë ishin me përmasa të ndryshme, duke nisur sa një dorë njeriu dhe deri tek përmasat e një njeriu të rritur, ka raportuar ‘Live Science’.























