Ekspozitë fotografike e Kosovës në Tokio, Japoni (2 -12 nëntor 2021)
Ambasada e Kosovës në Tokio së bashku me bashkinë Minato kanë organizuar një foto-ekspozitë në Tokio. Pasur parasysh se ky vit ishte vit i Lojërave Olimpike Verore Tokio2020, edhe karakteri i kësaj ekspozite do jetë në këtë frymë - “Kosova, Sporti dhe Sukseset e Yjeve tona”.
Përmes kësaj foto-ekspozite, ku do të shfaqen 60 fotografi ne synojmë të sjellim një pjesë të Kosovës dhe historinë e sportit kosovar në Tokio për qytetarët japonezë. Në fotografitë të cilat do të ekspozohen, vizitorët do munden të shohin momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Roio2016, dhe medaljen e parë të artë të fituar në xhudo. Gjithsesi, këtu është përfshirë edhe suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës në Lojërat Olimpike Verore Tokio2020, ku përsëri xhudistët tanë na bën krenarë me dy medalje të arta në xhudo. Në të njëjtën kohë, një hapësirë e veçantë e kësaj ekspozite i kushtohet peizazhit të bukur të Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Japoni dhe I Ngarkuari me Punë z. Arbër Mehmeti falënderojnë fotografin e njohur Kosovar z. Belrim Uka fotot e të cilit do të ekspozohen në qendrën sportive të bashkisë Minato për dhjetë ditë. Gjithashtu, Ambasada e Kosovës në Japoni falënderon edhe Komitetin Olimpik të Kosovës për ndarjen e një numri të fotove të cilat gjithashtu do të ekspozohen në ekspozitën “Kosova, Sporti dhe Sukseset e Yjeve tona”.
Detaje dhe adresa se ku do të zhvillohet foto-ekspozita “Kosova, Sporti dhe Sukseset e Yjeve tona”.
Qendra Sportive e Bashkisë Minato, është hapur në vitin 2014 dhe është institucion publik dhe qendra kryesore e sportit dhe rekreacionit në bashkinë Minato. Kjo qendër sportive ka përdorim të gjerë dhe të shumëllojshëm në strukturën e saj. Përveç hapësirave për ekspozita dhe galeri, kjo qendër sportive përmban hapësira të atletikës, hapësira për stërvitje, pishina, kënde për fëmijë, për të rijnë dhe për të moshuarit. Me mbi 860,000 vizitorë çdo vit që vizitojnë qendrën sportive të bashkisë Minato, ky institucion publik është hapësirë ideale që përmes kësaj foto-ekspozite, Kosova të arrijë tek sa më shumë qytetarë japonezë të cilët do të mësojnë dhe informohen më shumë për vendin tonë.
Foto-ekspozita “Kosova, Sporti dhe Sukseset e Yjeve tona” do jetë e hapur çdo ditë, përfshirë vikendet nga data 2 – 12 nëntor 2021.
Address: 〒105-0023 Tokyo, Minato City, Shibaura, 1 Chome−16−1 みなとパーク芝浦 3~8 階























