Ariu hyn në shtëpinë e një burri, thyen monitorin e kompjuterit
Sharr Travel

Ariu hyn në shtëpinë e një burri, thyen monitorin e kompjuterit

Një burrë nga Alberta fotografoi një ari i cili hyri në shtëpinë e tij dhe prishi kompjuterin e lojërave të djalit të tij.

Sean Reddy tha se takimi me ariun në shtëpinë e tij, filloi kur qentë e tij e futën në qoshe ariun në garazhin e familjes.

Ai tha se ariu më pas ishte zhdukur dhe kur kontrolloi garazhin, mendoi se kafsha u largua. Por ai shpejt zbuloi se kjo nuk kishte ndodhur kur djali i tij 10 vjeçar tha se kishte dëgjuar tinguj të çuditshëm brenda shtëpisë. Ariu ishte ngjitur nga dritarja dhe Reddy pa kafshën të kalonte nga korridori në dhomën e gjumit të djalit të tij.

Reddy postoi fotografi në Facebook duke treguar ariun tek kompjuteri i djalit të tij.

Banori kërkoi ndihmën e një fqinji për të përdorur një raft librash dhe mobile të tjera për të krijuar një barrikadë para se të rihapte derën e dhomës së gjumit për të lejuar që ariu të dilte nga e njëjta dritare.

Reddy tha se dëmi në shtëpi ishte minimal, por ariu theu monitorin e kompjuterit të djalit të tij dhe hëngri disa drithëra që kishin mbetur jashtë, transmeton Klankosova.tv.

May be an image of indoor

May be an image of black bear and outdoors

May be an image of indoor


MË SHUME NGA Kuriozitete