Ariu hyn në shtëpinë e një burri, thyen monitorin e kompjuterit (Foto)
Sharr Travel

Ariu hyn në shtëpinë e një burri, thyen monitorin e kompjuterit (Foto)

Një burrë nga Alberta fotografoi një ari i cili hyri në shtëpinë e tij dhe prishi kompjuterin e lojërave të djalit të tij.

Sean Reddy tha se takimi me ariun në shtëpinë e tij, filloi kur qentë e tij e futën në qoshe ariun në garazhin e familjes.

Ai tha se ariu më pas ishte zhdukur dhe kur kontrolloi garazhin, mendoi se kafsha u largua. Por ai shpejt zbuloi se kjo nuk kishte ndodhur kur djali i tij 10 vjeçar tha se kishte dëgjuar tinguj të çuditshëm brenda shtëpisë. Ariu ishte ngjitur nga dritarja dhe Reddy pa kafshën të kalonte nga korridori në dhomën e gjumit të djalit të tij.

Reddy postoi fotografi në Facebook duke treguar ariun tek kompjuteri i djalit të tij.

Banori kërkoi ndihmën e një fqinji për të përdorur një raft librash dhe mobile të tjera për të krijuar një barrikadë para se të rihapte derën e dhomës së gjumit për të lejuar që ariu të dilte nga e njëjta dritare.

Reddy tha se dëmi në shtëpi ishte minimal, por ariu theu monitorin e kompjuterit të djalit të tij dhe hëngri disa drithëra që kishin mbetur jashtë./klankosova.

May be an image of indoor

May be an image of black bear and outdoors

May be an image of indoor

 
l


MË SHUME NGA Kuriozitete