Studentja humb jetën pasi mbytet në një konkurs për ngrënien e hot-dogut
Sharr Travel

Studentja humb jetën pasi mbytet në një konkurs për ngrënien e hot-dogut

Një studente 20-vjeçar nga Universiteti Tufts i Massachusetts humbi jetën gjatë një konkursi për ngrënien e hot-dog-ut javën e kaluar.

Madelyn Nicpon u dërgua me urgjencë në një spital të Bostonit pasi papritmas filloi të mbytej dhe ra pa ndjenja, raportoi Journal News . Ajo vdiq të nesërmen.

"Përballë kësaj humbjeje të dhimbshme, zemrat tona shkojnë me familjen dhe miqtë e Madie," tha Universiteti Tufts në një deklaratë.

Autoritetet deklaruan se Nicpon po merrte pjesë në një konkurs për të mbledhur fonde për bamirësi.

Në ndihmë të familjes është krijuar një faqe për mbledhjen e fondeve për të mbuluar koston e varrimit, shkruan the independent. 


MË SHUME NGA Kuriozitete