Fermeri bleu 10 kuti me banane në treg, në 7 prej tyre gjen kokainë
Sharr Travel

Fermeri bleu 10 kuti me banane në treg, në 7 prej tyre gjen kokainë

Një fermer nga Grimbergen gjeti një sasi të madhe kokaine mes bananeve që kishte blerë në Marché Matinal në Bruksel.

Lajmin e raportuan mediet vendase, para se të konfirmohej nga prokuroria në Hal-Vilvoorde. Dosja i është dorëzuar prokurorisë publike të Brukselit.

Fermeri shkoi në Marché Matinal në Bruksel të martën në mëngjes (19 tetor) për të blerë banane, të cilat ai shpresonte t'i shiste në dyqanin e tij bujqësor.

Burri kishte blerë dhjetë kuti nga një tregtar para se të kthehej në shtëpi. Kur i hapi, zbuloi se shtatë nga dhjetë kutitë përmbanin kokainë, të mbështjellë me qese.

Fermeri njoftoi menjëherë policinë. Megjithëse arkat treguan se bananet vinin nga Kolumbia, origjina e saktë e drogës ende nuk është përcaktuar.

 “Meqenëse kutitë u blenë në Bruksel, prokuroria publike e Brukselit vendosi të marrë përgjegjësinë për dosjen”, tha zyra e prokurorit publik Hal-Vilvorde.


MË SHUME NGA Kuriozitete