Për nëntë muaj, afër 1.400 raste të dhunës në familje në Kosovë
BKT
Kosovë

Për nëntë muaj, afër 1.400 raste të dhunës në familje në Kosovë

Gjatë nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruar si dhunë në familje. Në 445 raste ka pasur kërkesa për urdhër mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, kurse në 36 raste janë lëshuar urdhër-mbrojtje emergjente.

Kështu njoftoi të hënën (25 tetor) kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, në konferencën e parë më titull “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha me këtë rast tha se dhuna ndaj grave është bërë sfidë jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi.

"Ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj gjendje, sikur nuk mund të heshtim as ndaj nevojës për mbështetje me të madhe të viktimave. Shkaktarët e krimit duhet të ndëshkohen, kurse viktimat duhet të rehabilitohen të inkurajohen dhe të mbështeten institucionalisht", tha Osmani./REL


MË SHUME NGA Kosovë