“Dora d’Istria” përkrah protestën e Vasfije Krasniqi Goodman
Shoqata e femrës shqiptare "Dora d`Istria" nga Dyseldorfi- Gjermani, përkrahë njëzëri protestën e datës 28.10.2021 në New Jork të inicuar dhe kryesuar nga znj. Vasfije Krasniqi Goodman.
Vasfije theks të veçant ka, ”Pas kësaj proteste hapi tjetër do të jetë që OKB ta fut në listë Raportin e Kosovës, për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare, që OKB ti bëjë presion Sebisë ta pranojë fajin, ta pranojë krimin e bërë, për ta çuar drejtësinë në vend” duke dënuar kriminelët e luftës.
Mosndëshkimi i krimeve të dhunës seksuale nga okupatori serb gjatë luftës 1998-1999 është shkelje e të gjitha drejtave njerzore. Shoqata jonë i bashkangjitet me përkushtim protestës dhe apelon qe kriminelet të denohën dhe para se të vazhdoj marrëveshjet Kosovë- Serbi, Serbia të pranoj krimet e luftës e sidomos dhunës ndaj femrave shqiptare.
Kryetare : Lindita Kryeziu 24.10.21 Dyseldorf #RallyForHerJustice























