359 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID
BKT
Kosovë

359 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Të shtunën që lamë pas, janë rishqyrtuar masat të cilat ishin në fuqi që nga fillimi i shtatorit të këtij viti. Edhe pas rishqyrtimit, pak ndryshime mund të vërehen.

Maskat vazhdojnë të mbeten obligative, orari i gastronomisë është zgjatur deri në orën 23:00, ndërkohë ora policore është nga 22:00 si ishte më herët në orën 00:00, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër po vazhdojnë edhe aksionet e policisë në terren, për masat antiCOVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 359 gjoba, për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Ndërkohë, Shoqata e Gastronomisë është shprehur e pakënaqur me vendimet e ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe pakënaqësinë e kanë shprehur me protesta, por sipas tyre do të ketë edhe tjera masa nga ana e tyre.


MË SHUME NGA Kosovë