Zvicër: Si reflektoi pandemia në rënien e jetëgjatësisë
Sharr Travel

Zvicër: Si reflektoi pandemia në rënien e jetëgjatësisë

Pandemia Covid-19 ka bërë që jetëgjatësia në Zvicër të bjerë për herë të parë në dekada.

Për meshkujt e lindur në vitin 2020 është ulur me 0,9 vjet në 81,0 vjeç dhe për femrat me 0,5 vjet në 85,1 vjet. Hera e fundit që një rënie e tillë ka ndodhur për burrat ishte në vitin 1944 dhe për gratë në vitin 1962, tha të hënën Zyra Federale e Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch.

Jetëgjatësia ka rënë veçanërisht ndjeshëm për të moshuarit. Vitin e kaluar një burrë 65-vjeçar mund të priste të jetonte edhe për 19.3 vjet të tjera (në rënie nga 20.0 vjet më 2019) dhe një grua 65-vjeçare mund të priste të jetonte edhe për 22.2 vjet të tjera (në rënie nga 22.7 vjet). Një rënie e tillë e mprehtë nuk është vërejtur kurrë te burrat, tha FSO. Për gratë, megjithatë, ishte parë në vitin 1944, për shkak të një dimri veçanërisht të vështirë, përcjell tutje albinfo.ch.


MË SHUME NGA Kuriozitete