09:11 / 27.10.2021
370 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID
Policia po vazhdon që të shqiptojë gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat anti COVID-19, transmeton Lajmi.net.
Shkak i mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga koronavirus, policia vetëm gjatë së martës ka shqiptuar gjoba për 370 qytetarë.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.























