Thyen rekordin botëror, burri qëndron i zveshur në akull 3 orë
Sharr Travel

Thyen rekordin botëror, burri qëndron i zveshur në akull 3 orë

Një burrë lituanez, ka qëndruar 3 orë e 1 minutë në akull, për të shënuar rekordin botëror Guinness. Mediat e huaja, bëjnë me dije se Valerjan Romanovski ka thyer rekordin ‘Guinness’ për qëndrimin më të gjatë në akull.

Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet se burri qëndron i zhveshur brenda një ene plotë më akull, dhe vetëm kokën ka jashtë akullit.

Eventi u zhvilluar në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani. Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Rekordi aktualisht mbahet nga francezja Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.


MË SHUME NGA Kuriozitete