Vepra autentike e Andy Warhol shitet në mesin e atyre të falsifikuara
Sharr Travel

Vepra autentike e Andy Warhol shitet në mesin e atyre të falsifikuara

Një koleksionues arti në Nju Jork njoftoi se do të shesë 1000 skica të Andy Warhol për 250 dollarë secila – por 999 prej tyre janë falsifikime.

U bë e ditur se “Muzeu i Falsifikimeve” përfshin një skicë të vetme të Andy Warhol të titulluar Fairies dhe 999 kopje të bëra nga një makinë me letër të vjetëruar artificialisht për t’u përshtatur me origjinalin.

Vepra e vërtetë e artit u përzie rastësisht me falsifikimet, kështu që njëri blerës të skicës prej 250 dollarësh i bie që do ta merr atë të vërtetën, ndërsa 999 të tjerë do të marrin kopje.

Daniel Greenberg, shefi i të ardhurave të MSCHF, tha se skica u shit për 8,125 dollarë nga shtëpia e ankandit Christie’s në vitin 2016, dhe vlera aktuale e veprës së artit vlerësohet në rreth 20 mijë dollarë.


MË SHUME NGA Kuriozitete