Norvegjia përkrah shoqërinë civile në Kosovë me 170 mijë euro
Sharr Travel

Norvegjia përkrah shoqërinë civile në Kosovë me 170 mijë euro

Gjashtë organizata kanë nënshkruar të enjten kontratat për grante, si përfituese të thirrjes së tretë në programin e shoqërisë civile për Shqipëri dhe Kosovë, të përkrahur nga Norvegjia, dhe të zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Projektet e përkrahura kontribuojnë në fushat e mosdiskriminimit dhe barazisë gjinore, mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër korrupsionit dhe përkrahjen e pakicave dhe grupeve të margjinalizuara.

Totali i granteve të dhëna në këtë rreth të përkrahjes është rreth 170,000 euro, ndërsa përgjatë tri viteve të këtij programi Norvegjia ka ndarë afër 1.5 milion euro për 45 projekte të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtoresha ekzekutiv në KCSF, Taulant Hoxha, ka theksuar se pas mbi 20 vitesh përkrahjeje nga parterët ndërkombëtarë, tashmë shoqëria civile në Kosovë ka arritur pjekuri të mjaftueshme për të synuar ndikim konkret në ndryshimin e jetëve të qytetarëve me të cilët punon.

Në anën tjetër, Henrik Width, zëvendësambasador nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka theksuar se Norvegjia është e lumtur që mundet të kontribuojë në një shoqëri civile të fortë dhe të gjallë në Kosovë, e cila përmes ideve inovative e projekteve kreative do të ndihmojë edhe në avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE./epoka e re/