Punëtorët e Lotarisë së Kosovës edhe nesër në protestë
Sharr Travel

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës edhe nesër në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës përsëri do të jenë para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar pagat e tyre dhe përcaktimin e tyre nga punëdhënësi, qeveria në këtë rast.

Ata po kërkojnë miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe deri në këtë miratim do të vazhdojnë protestat.

“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, kanë thënë punëtorët.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.