Qeveria e organizatat e huaja në Kosovë në mbeshtetje të Rrjetit CSR Kosova
BKT
Kosovë

Qeveria e organizatat e huaja në Kosovë në mbeshtetje të Rrjetit CSR Kosova

Rrjeti CSR Kosova ka organizuar ngjarjen për fuqizimin e përgjegjësisë shoqërore korporative dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm, të nderuar me prezencën e akterëve kryesorë nga qeveria, sektori privat, komuniteti i donatorëve dhe bashkëpunëtorë tjerë të ngushtë.

Ngjarja kishte për qëllim të krijojë një kornizë partneriteti, e cila do të lehtësohnte bashkëpunimin në mes të institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe partnerëve kyç, në instalimin e praktikave të përgjegjshme biznesore dhe motivimin shoqëror për të kontribuar në krijimin e një shoqërie të përgjegjshme. Gjithashtu, me këtë rast dhe në praninë e akterëve kyc, filloi zyrtarisht mandatin Bordi i sapo zgjedhur i Rrjetit CSR Kosova.

I ftuari special, Zëvendëskryeministri i parë, z. Besnik Bislimi potencoi faktin se qeveria aktuale përkushtohet vazhdimisht në ngritjen e vazhdueshme ekonomike, duke theksuar dëshirën për mbështetje të veprimtarisë së Rrjetit CSR Kosova. Ndër të tjerash, Z. Bislimi theksoi se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që vazhdimi i rritjes ekonomike të jetë i shëndoshë dhe i qëndrueshëm, kjo për ne nënkupton që mos me lënë askënd mbrapa. Vendimet e fundit e Qeverisë jo vetëm që synojnë rritjen ekonomike, por jemi duke punuar në fuqizimin e të rinjve. Sa më shumë që punëtorët të konsiderohen si partnerë dhe jo argat, kjo u ndihmon në veprimtarinë e kompanive. Qeverinë e keni mbështetës”.

Linda Stretz, drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova dhe njëkohësisht ithtare e kauzave të mira për shoqërirne, potencoi se rritja e punësimit, nxitja e qëndrueshmërisë edhe tranzicioni në ekonominë qarkore mbeten disa nga prioritetet kyçe të Rrjetit. “Ngjarjen e sotme adresojmë fuqizimin e rinisë kosovare dhe përgatitjen e tyre adekuate për treg të punës, dhe nismën madhore me UNICEF “Kosova Generation Unlimited”, dhe poashtu nxitjen e qëndrueshmërisë edhe tranzicionin në ekonominë qarkore, nismë që e kemi fillua me GIZ Kosova. Qoftë këto që kemi fokus sot, apo çështje tjera që adresojmë me CSR, që na bëjnë më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, kërkojnë bashkëpunim shumepalesh, andaj partneriteti me institucionet publike dhe organizatat e huaja është thelbësor”, theksoi z. Linda Stretz.

Lekë Musa, Kryetari i deritanishëm i Bordit të Rrjetit CSR Kosova, potencoi kontributin e Rrjetit dhe Bordit të Drejtorëce në punësimin e të rinjve. Në mesin e shumë fjalëve përmbajtësore për suksesin e Rrjetit, z. Musa theksoi se, “… energjia kryesore vjen prej kompanive nga Kosova të cilat duan të përçojnë mesazhin se qëllimi parësor është një mirëqenie e gjithëmbarshme. Mendoj se Bordi i ri ka mjaft hapësirë për të vepruar në këtë drejtim. Ta zgjerojmë partneritetin edhe me Qeverinë”.

Ndërsa, Antigona Limani-Bejtullahu nga Banka Raiffeisen, Kryetarja e sapo-zgjedhur e Bordit të Rrjetit CSR Kosova, ritheksoi fokusin e Rrjetit në zhvillimin e qëndrueshëm , ekonominë qarkore dhe fuqizimin e të rinjve për dy vitet e ardhshme. “Një gjë pozitive është se kjo nuk është fushë e re për mua. Rrjeti CSR Kosova do t’i identifikojë nevojat e përbashkëta në arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë qarkore, fuqizimin e të rinjve e shumë objektiva të tjera”, theksoi Kryetarja e Bordit.

Nona Zicherman, Udhëheqësja e Programit të UNICEF në Kosovë, falemnderoi Rrjetin për mundësitë e ofruara për të rinjtë, duke iu munndësuar atyre punë praktike përmes bashkëpunimit privato-publik. Në Kosovë, hapësira për mundësi është ende e hapur. Siç e dini, punësimi është ende problem. Për UNICEF-in është prioritet thelbësor punësimi. Ne jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me CS, jemi të angazhuar në vazhdimin e bashkëpunimit. Energjia dhe kreativiteti i të rinjve kanë potencial. Me ‘Kosovo Generation Unlimited’, kemi arritur punësimin e të rinjve. Partneriteti publik-privat në Kosovë po rritet”, tha z Zicherman.

Agon Gashi nga “Meridian Express” tregoi se prej rreth 1100 të rinj sa janë angazhuar për të bërë punë praktike në kompani të ndryshme, dhe rreth 450 prej tyre pritet të vazhdojnë punën me orar të plotë.“… Ne ballafaqohemi me mungesë të punëtorëve. Është lajm i mirë që 450 do të vazhdojnë punën me orar të plotë. Presim mbështetje si CSR nga Qeveria, që të mos ndalemi në numrin 1 mijë, të realizojmë edhe planin për 10 mijë vende pune për praktikë”, ndër të tjerash theksoi z. Gashi.

Stefan Mager, udhëheqës i projekteve në GIZ, potrencoi rëndësinë e ekonomisë qarkore dhe përfitimet nga kjo praktike, duke cekuar po ashtu se “GIZ ka politika që mbështesin dhe promovojnë ekonominë  dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë”, duke përmendur poashtu projektin me Rrjetin CSR Kosova, që synon zhvillimin e qëndrueshëm. “Ekonomia qarkore është ekonomia madhore. Ekonomia qarkore jep mundësi që të zvogëlohen mbeturinat. Ka kompani në Kosovë që duhet te punojmë me këtë temë. Qeveria luan rol të fuqishëm për ekonominë qarkore. Edhe një çështje që është shumë e rëndësishme komunikimi dhe shkëmbimi për këtë temë. Edhe shoqëria civile duhet të përfshihet për t’i marrë rekomandimet e tyre”.

Rendesinë e tranzicionit nga ekonomia lineare në ate carkore gjithashtu e potencoi zv. Udhëheqesi I UNDP për Kosovë, z, Niels Knudsen, i cili tregoi gatishmerinë për të mbështetur Rrjetin CSR Kosova me kompanitë e përgjegjshme në rrugëtimin e tyre për të kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm.

Kjo ngjarje shërbeu për të ripotencuar rëndësinë që ka përgjegjësia shoqërore korporative (CSR) për sektorin privat, dhe fuqizmin e ndikimit të saj madhor në mbarë shoqërinë. Integrimi i elementeve shoqërore, mjedisore e etike në praktikat e të bërit biznes, mbetet një instrument kyç për përcaktimin e kahjes globale drejtë një bote të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

 


MË SHUME NGA Kosovë