​Projektligji për Paga, FSSHK paralajmëron protesta
BKT
Kosovë

​Projektligji për Paga, FSSHK paralajmëron protesta

Punonjësit shëndetësorë do të protestojnë të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës në orën 10:00. Sipas FSSHK’së, qëllimi i kësaj proteste është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësorë.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së FSSHK-së, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kosovë