Jasharaj: Të zbatohet e Ligjit për Paga dhe sigurimet shëndetësore
BKT
Kosovë

Jasharaj: Të zbatohet e Ligjit për Paga dhe sigurimet shëndetësore

Ardiana Hajzeri

Drejtues të Sindikatës së Arsimit kanë kërkuar nga qeveria që sa më shpejt të fillojë me zbatimin e Ligjit për Paga dhe sigurimet shëndetësore për punëtoret e arsimit, sepse në të kundërtën në muajt në vijim mund të merren hapa sindikalë duke mos e përjashtuar edhe grevën.

Ndërkaq, drejtues të Ministrisë se Arsimit kanë bërë të ditur se ky ligj nuk mund të zbatohet, ngase është anuluar nga Gjykata Kushtetuese dhe se ligji i ri duhet të punohet me kujdes, në mënyrë që të jetë i zbatueshëm.

Zbatimin sa më të shpejtë të Ligjit për Paga dhe sigurimet shëndetësore për punëtoret e arsimit po e kërkojnë drejtues të Sindikatës së Arsimit. Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj në një përgjigje për Radio Kosovën tha se vazhdojnë të mos marrin përgjigje nga institucionet përgjegjëse, dhe pas takimit që do ta kenë më Këshillin Drejtues muajt në vijim nuk përjashtohet mundësia edhe e grevës.

“Nëse nuk bëhet asgjë me Ligjin për Paga dhe për sigurimet shëndetësore dhe për çështjet e tjera që po ngritën vazhdimisht, atëherë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut që mblidhet për ta vlerësuar këtë vit mund të sjellë nga terreni kërkesa që të shkohet me hapa sindikalë.:” 

 Po ashtu, Jasharaj tha se kanë informata se një grup ekspertesh janë duke punuar në ketë ligj por sipas tij, Sindikata  kërkon që në këtë grup të jetë edhe përfaqësuesi i tyre, në mënyrë që të kenë  me shumë informata rreth ligjit.

”Ka informacione që ligji është duke u punuar nga një grup eventual i qeverisë. Por ne mendojmë dhe insistojmë që këtë punë, nëse është duke u bërë ta shohim për nga afër, në mënyrë që të kemi më shumë informacione se si është duke u përgatitur ky ligj”, tha ai   

 E, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i tha Radio Kosovës se ky ligj është anuluar nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk mund të zbatohet. Sipas tij, ligji i ri duhet të përgatitet me kujdes, në mënyrë që  në të ardhmen të jetë  i zbatueshëm.

 “Ligji nuk mund të zbatohet për arsye se është anuluar nga Gjykata Kushtetuese. Prandaj edhe ligji i ri duhet të punohet me kujdes, në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën, praktikat më të mira dhe mundësitë e vendit”, tha ai  

 Ndërkohë ditë me parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar që është duke u punuar për hartimin e  Ligjit për Pagat.


MË SHUME NGA Kosovë