Barometri,KE: Qytetarët e Kosovës e Shqipërisë mendojnë ndryshe për shkencë
BKT
Kosovë

Barometri,KE: Qytetarët e Kosovës e Shqipërisë mendojnë ndryshe për shkencë

Eurobarometri nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Kërkim dhe Inovacion, ka kryer një studim lidhur me njohuritë e qytetarëve evropianë dhe qëndrimet e tyre ndaj shkencës dhe teknologjisë.

Rreth 26 mijë e 827 të anketuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian u intervistuan në gjuhën e tyre amtare.

Anketa është kryer edhe në 11 vende të tjera, ku janë intervistuar gjithsej 10 mijë e 276 të anketuar në gjuhën e tyre amtare.

Mes tyre janë pesë vende kandidate (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia).

Në studim janë përfshirë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, Islanda, Kosova, Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në Shqipëri dhe Kosovë, të gjitha intervistat u kryen ballë për ballë.

Rezultatet e anketës

Shqiptarët renditen në vend të fundit sa i takon interesit që kanë qytetarët ndaj zbulimeve të reja shkencore dhe teknologjike me 7%.

Rreth zhvillimeve shkencore në vende si bashki, muzeume dhe biblioteka, të anketuarit në Shqipëri janë 24% “dakord plotësisht”.

Për qytetarët e Kosovës, 60% e të anketuarve pajtohen se shkenca është aq e ndërlikuar saqë nuk e kuptojnë shumë.

Në të kundërt, vetëm 24% e shqiptarëve të anketuar e pranojnë që shkenca është e ndërlikuar.


MË SHUME NGA Kosovë