Një rosë merr pjesë në maratonën e Nju Jorkut
BKT
   Kuriozitete

Një rosë merr pjesë në maratonën e Nju Jorkut

Një rosë iu bashkua 30 mijë pjesëmarrësve në maratonën e Nju Jorkut të kësaj fundjave për të vrapuar nëpër qytet. Në fakt, rosa ishte plotësisht e përgatitur pasi kishte veshur këpucë speciale duke treguar vendosmërinë e saj për t’iu kundërvënë sportistëve, të cilët vraponin pranë saj.

Prania e rosës aty nuk ishte e rastësishme, pasi ajo i përket një prej vrapuesve, e cila ishte vazhdimisht pranë saj dhe përpiqej ta inkurajonte që të vazhdonte të vraponte. Shikoni videon e mëposhtme: