14:37 / 11.11.2021
Policia e Kosovës sekuestron sasi të konsiderueshme të drogës
Janë arrestuar 5 persona për mbajtje të pa autorizuar të armëve si dhe janë sekuestruar në shtëpitë e tyre një sasi e madhe e drogës dhe armëve pa leje si dhe para te gatshme.
Drejtori per hetime narkotike në policinë e Kosovës, ka thënë se tash e katër muaj kanë nisur hetimet.
Të dyshuarit kanë tentuar të ikin me veture duke i rrezikur jetën e policëve, por policia i arrestoi ata. Te i dyshuari B.B. ne fshatin Bardhosh të Prishtinës janë gjetur 50 paketime me rreth 75 kg të llojit marihuane. Arrestime ka pasur edhe në Prishtinë, në mesin e tyre ka edhe persona nga Serbia. /Venhar Isufi/RTK























