Vdes pas e zë muri i shembur
BKT
Kosovë

Vdes pas e zë muri i shembur

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga shembja e një muri.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes në Istog, ku viktima ishte zënë nga rrëzimi i murit. Ai nga rrënojat është nxjerrë nga njësit relevante dhe banorët, ku pasi ka arritur në Spitalin rajonal në Pejë ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kosovë