15:39 / 21.11.2021
Parashikimi i motit për pesë ditë
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.
Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius,
ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe
ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-
8m/s, thuhet nga IHMK.























