15:51 / 22.11.2021
E parkuar në të njëjtin vend për 47 vjet, makina tërheq vëmendjen
Një makinë e vjetër e parkuar për gati gjysëm shekulli është kthyer në një atraksion turistik në Conegliano, Itali. Mediat e huaja shkruajnë se makina qëndron e parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh dhe është kthyer në një monument për banorët e zonës.
Shenjat e kohës dallohen në këtë makinë që prej vitit 1974 askush nuk është shqetësuar për ta lëvizuar. Goma të rrahura, karrocë të konsumuar nga moti dhe myshk shuhen në pjesët e makinës.
Angelo Fregolent ndaloi së përdoruri makinën ‘Lancia Fulvia’, e parkoi pranë derës së shtëpisë së tij dhe nuk e ka lëvizur më kurrë. Pasi të restaurohet, këshilli i qytetit do ta ekspozojë atë në një kopsht komunal që ndodhet përballë shtëpisë së Fregolent, pronarit të saj.























