Dogana dhe policia në aksion, kontrollohen dyqanet e telefonave
BKT
Kosovë

Dogana dhe policia në aksion, kontrollohen dyqanet e telefonave

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar aktualisht një aksion në disa dyqane të telefonave në Komunën e Prishtinës.

Momentalisht, aksioni i Doganës dhe Policisë është duke u zhvilluar në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ku ka një numër të madh të dyqaneve të telefonave, transmeton lajmi.net.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, ku zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se detajet e aksionit do të bëhen të ditura më vonë.


MË SHUME NGA Kosovë