Kreditimi bankar burim i rëndësishëm i financimit të sektorit privat
BKT
Kosovë

Kreditimi bankar burim i rëndësishëm i financimit të sektorit privat

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se ka hapësirë e mëtejmë për zgjerim të aktivitetit kredidhënës.

“Kreditimi bankar vazhdon të jetë një burim shumë i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i financimit të sektorit privat në Kosovë. Vlera e kredive bankare deri në shtator 2021 ka arritur në 3.57 miliard euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme vjetore prej 12.2%. Sidoqoftë, me gjithë trendin e kënaqshëmtë rritjes së kreditimit bankar, konsiderohet se shkalla e ndërmjetësimit financiar në Kosovë vazhdon të jetë nën mesataren e vendeve të rajonit, gjë që tregon se, në raport me madhësinë e ekonomisë, ekziston hapësirë e mëtejmë për zgjerim të aktivitetit kredidhënës”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.


MË SHUME NGA Kosovë