“Vëllezërit” e Benjamin Button, minorenët që duken si 80-vjeçarë
Sharr Travel

“Vëllezërit” e Benjamin Button, minorenët që duken si 80-vjeçarë

Brad Pitt, në vitin 2008, interpretoi një personazh që mbahet mend nga të gjithë: Benjamin Button. Ky personazh vuante nga një sëmundje e çuditshme: ai lindi me pamjen e një 80-vjeçari, por me kalimin e kohës, në vend që të plakej, ai rinohej.

Një rast i ngjashëm është vënë re te dy persona në Indi. Emrat e tyre janë Keshav dhe Anjali Kumar, dy vëllezër që jetojnë në rajonin Jharkhand të Indisë. Këta fëmijë janë diagnostikuar me Cutis Laxa, një çrregullim që përshpejton rritjen dhe shfaq simptoma të qarta të plakjes në lëkurë, ndikon në sistemin imunitar dhe gjithashtu te kockat.

Edhe pse më pak se 10 vjeç, Anjali dhe Keshav kanë pamjen e dy të moshuarve e për këtë arsye ngacmohen shumë në shkollë nga fëmijët e tjerë.

Prindërit e tyre, një çift shumë i varfër, kërkuan publikisht ndihmë për të gjetur një zgjidhje për situatën. Megjithatë, ky çrregullim nuk ka një kurë, madje as trajtim. E vetmja zgjidhje që mjekësia mund të japë sot janë vetëm qetësuesit.

Historia e indianëve të vegjël u bë e njohur 5 vite më parë, ndërsa tani rikthehet falë raportit që “Born Different” ka bërë për ta. Falë kësaj, Care Today Fund, një OJQ indiane që ndihmon njerëzit në situata tragjike, zbuloi rastin e këtyre vëllezërve dhe që atëherë ka ndihmuar me fonde, në mënyrë që ata të mund të përballojnë një “lifting” të fytyrës.


MË SHUME NGA Kuriozitete