15:05 / 27.11.2021
Dënohet 400 euro pala që vendosi reklame mbi muralin e Nexhmije Pagarushës
Inspekcioni i komunës së Prishtinës ka dënuar me 400 euro kompaninë që kishte vendosur reklamë mbi muralin e këngëtares Nexhmije Pagarusha në kryeqytet.
Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se reklama e cila ishte vendosur është hequr dhe kompania është dënuar.
“Dënohet me 400 euro pala që vendosi reklame mbi muralin e Nexhmije Pagarushës”, ka shkruar ai.























