Supremja rikthen masën e pezullimit për hidrocentralin “Brezovica”
BKT
Kosovë

Supremja rikthen masën e pezullimit për hidrocentralin “Brezovica”

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për të dhënë detaje lidhur me aktgjykimit të Gjykatës Supreme në rastin e hidrocentraleve në Shtërpcë

Arbër Rexha nga GLSP, tha se Gjykata Supreme ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë duke pamundësuar vazhdimin e punimeve.

“Gjykata Supreme ka prishur Aktvendimin e Gjykatës së Apelit ku thuhej pa asnjë bazë, ndër të tjera, që ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik. Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit, pasi që nuk ka arritur t’i vlerësojë dhe peshojë të gjitha rrethanat që parashihen në nenin 22 të Ligjit për Konfliktet Administrative në mënyrë kumulative, si dhe ka konstatuar se arsyetimi i aktvendimit të Gjykatës së Apelit është i mangët dhe jo bindës mbi faktet vendimtare”.

“Sipas Gjykatës Supreme, paditësit kanë paraqitur prova bindëse se atyre do t’u shkaktohej dëm, se shtyrja e ekzekutimit të lejeve për Hidrocentralin në Brezovicë nuk ishte kundër interesit publik, dhe se kompanisë ndërtuese nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje të madhe”.

“Ky Aktgjykim i Gjykatës Supreme është një fitore shumë e madhe për qytetarët e Shtërpcës.  Sepse do të thotë që me pezullimin e lejes ujore për HC Brezovica, kompania ndërtuese nuk mund të aplikojë për leje mjedisore, lëshimi i të cilës është parakusht për të operuar hidrocentrali. GLPS dhe GAIA kanë dërguar padi vetëm kundër lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, sepse është e vetmja që kanë pranuar deri më tani nga Ministria e Mjedisit, edhe pse që gati një vit kërkojnë lejet ujore për hidrocentralet tjera në Shtërpcë, pra hidrocentralet Sharri, Shtërpca dhe Viça”.  

Sipas tij, shkeljet ligjore dhe kushtuese janë shumë të mëdha madje as qytetarët nuk janë njoftuar për debatet publike e kjo thotë ai ka mjaftuar që të anulohet i tërë procesi.


MË SHUME NGA Kosovë