Në sheshet e Prishtinës sot ecet për Adrianën
Sharr Travel

Në sheshet e Prishtinës sot ecet për Adrianën

Një ecje solidarizimi do të bëhet sot për aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi e cila gjatë ditës së djeshme njoftoi se i është rikthyer tumori në tru.

Sipas njoftimit ecja do të mbahet nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Prishtinës dhe fillon nga ora 12:00.

“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipfolës, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë. Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitojë si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Nacionale