Pacolli- Matoshit: “Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”
Sharr Travel

Pacolli- Matoshit: “Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, të hënën njoftoi se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në tru prej të cilit ishte operuar.

Me anë të një postimi prekës ajo tha se do t’i nënshtrohet operimit.

Shumë kolegë, figura publike dhe qytetarë i ofruan asaj mbështetje.

E në mesin e atyre ishte edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se është në shërbim të Matoshit nëse ajo duhet të mjekohet jashtë vendit.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”.


MË SHUME NGA Nacionale