Gjermania dhuron një milon euro për FSK-në
Sharr Travel

Gjermania dhuron një milon euro për FSK-në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë nënshkruar të martën marrëveshje në vlerë prej një milion euro në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Rohde përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se kjo marrëveshje është arritur në kuadër të Iniciativës Aftësuese dhe Përmirësuese, dhe se si e tillë do të sigurojë 10 palë rroba mbrojtëse për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

“Nënshkruhet marrëveshja në mbështetje të FSK-së në vlerë prej një milion euro me ministrin Armend Mehaj. Sot, si pjesë e Iniciativës sonë Aftësuese dhe Përmirësuese, #Ertüchtigungsinitiative: Gjermania do të sigurojë 10 kostume mbrojtëse për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe dy automjete të rrezikshme”, ka shkruar ambasadori gjerman.

 


MË SHUME NGA Nacionale