A mundet një vrimë e zezë ta gëlltisë një galaktikë të tërë?
Sharr Travel

A mundet një vrimë e zezë ta gëlltisë një galaktikë të tërë?

Hulumtimet teorike sugjerojnë se një vrimë e zezë nuk mund të rritet aq shumë sa të gëlltisë një galaktikë të tërë. Kjo për shkak se vrimat e zeza e kufizojnë rritjen e tyre përmes një procesi dinamik me ‘feedback’.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, derisa vrima e zezë konsumon yje dhe gaz, ajo lëshon rrezatim. Në një moment, presioni i jashtëm i rrezatimit e shkëput vrimën e zezë nga furnizimi i saj me ushqim dhe rritja pushon.

Shumica e galaktikave të mëdha duket se kanë të ashtuquajturat vrima të zeza super-masive në qendrat e tyre, që përmbajnë masë më të madhe se Dielli rreth miliona e miliarda herë. Galaktika M87, për shembull, strehon një vrimë të zezë që peshon rreth 3 miliardë masa diellore.

Megjithatë, edhe vrimat e zeza super-masive nuk kanë “tërheqje” të mjaftueshme për të konsumuar një galaktikë.