Kjo është gruaja që bëhet motra e tretë që mbush 100 vjet (Video)
Sharr Travel

Kjo është gruaja që bëhet motra e tretë që mbush 100 vjet (Video)

Një treshe e motrave nga Kenzas po festojnë, pasi më e vogla prej tyre festoi 100-vjetorin e lindjes.

Frances Kompus festoi ditëlindjen e saj të 100-të, duke ndjekur gjurmët e motrave më të mëdha, Julia Kopriva, 104-vjeçare, dhe Lucy Pochop, 102-vjeçare.

“Jam mirënjohëse për ne vajzat që jemi bashkë gjatë gjithë kohës, për prindërit dhe besimin tim”, tha Kopriva për KSN-TV, transmeton Klan Kosova.

Motrat, të cilat u rritën në një fermë, thanë se kanë qenë dëshmitare të shumë ndryshimeve në botë gjatë jetës së tyre.

Ato tani kanë shumë fëmijë, nipër e mbesa.

Këto gra, babai i të cilave jetoi deri në moshën 98-vjeçare, thanë se kishin disa ide se si ia dolën të jetonin pas shekullit.

“Ne hamë mirë, apo jo? Lutuni dhe përpiquni të qëndroni larg nga fatkeqësitë”, ka thënë Kopriva.


MË SHUME NGA Kuriozitete