Gexha-Bunjaku takon përfaqësuesin e OBSH-së për Evropë
Sharr Travel

Gexha-Bunjaku takon përfaqësuesin e OBSH-së për Evropë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim Siddhartha Datta, përfaqësues i OBSH-së për Regjionin e Evropës.

Ata diskutuan për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet partneri jonë strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe”, tha Gexha Bunjaku gjatë këtij takimi.

Nga ana e tij Siddhartha Datta, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe fushatën e inkurajimit të vaksinimit kundër COVID-19, ndërkohë theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik.


MË SHUME NGA Nacionale