Traditat më interesante të Krishtlindjeve në botë
Sharr Travel

Traditat më interesante të Krishtlindjeve në botë

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin e festave. Në muajin ku çdo gjë shkëlqen dhe na bën të ëndërrojmë. Krishtlindjet janë edhe qershia mbi tortë e këtij muaji.

Atmosfera e zjarrit bubulak, trokitjes së gotave apo hapja e dhuratave nuk është e njëjtë për të gjithë. Zbuloni disa nga traditat më të çuditshme të festimit të Krishtlindjeve në vende të ndryshme.

Macja e tmerrshme islandeze - Jolakotturinn është një mace e madhe e zezë, me mustaqe të bardha, shikim mprehës dhe një bisht shumë të gjatë. Sipas kësaj tradite të vjetër pagane, kjo mace pushton Islandën gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve dhe nuk kërkon të kapë minjtë, por njerëzit.

Gara e babagjyshit – Në qytetin e vogël zvicerian të Samnuaun, zhvillohet ClauWau, njohur ndryshe si Kampionati botëror i Babagjyshit të vitit të ri. Në këtë kampionat marrin pjesë babagjyshër nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bëjnë gara të ndryshme me slitë, lojëra me dëborë apo dhe kush është më i shpejtë në përgatitjen e biskotave tradicionale me xhinxher.


Nata e rrepave - Në qytetin e Oaxacas në Meksikë, në vigjiljen e Krishtlindjeve zhvillohet një festival i vërtetë arti. Në këtë festival surreal, shumë artistë dhe artizanë bëjnë ata e rrepave bëjnë skulptura me rrepa. Kjo është një traditë e lindur që në shekullin e 16-të.

 

Nata e shtrigave – Vigjilja e Krishtlindjeve është një natë shumë supersticioze për norvegjezët. Sipas tyre në këtë natë shpirtrat e këqinj provokojnë qeniet njerëzore. Të gjitha femrat duhet të fshehin fshesat dhe shtupat nga frika se mos shtrigat e këqija i vjedhin dhe bëjnë magji.


Beqarët dhe martesa - Kjo traditë interesante vjen nga Republika e Çekisë. Vigjilja e Krishtlindjeve konsiderohet ndoshta si nata më fatlume për beqarët e ketij shteti. Tradita kërkon që femrat beqare të ecin me një këpucë dhe tjetrën ta mbajnë në shpatull. Në momentin që këpuca bie në tokë ajo duhet të ndjekë drejtimin e saj dhe të kërkojë princin e kaltër.


Një Krishtlindje horror - Mesa duket ukrainasit zgjedhin ta festojnë Halloween-in dy herë në vit. Në natën e Krishtlindjeve ata vishen si mumje dhe shkojnë nga shtëpia në shtëpi duke shpërndarë dhurata dhe ëmbëlsira.


Një trug peme i çuditshëm - Fëmijët katalanas janë të çmendur për Caga Tio, që njihet ndryshe si ‘’ xhaxhai që bën jashtëqitjen e dhuratave‘’. Caga Tio është një trung peme i zbukuruar, i cili nxjerr dhurata nga pjesa e tij e mëposhtme. Çdo natë fëmijët e ushqejnë më karamele dhe çokollata me shpresën se mund të nxjerrë sa më shumë dhurata.


Nudo në liqen - Estonia, ky vend i këndshëm balltik, ka një ndër traditat më të çuditshme të festimit ë Krishtlindjeve. Ndërkohë që në shumë vende evropiane, njerëzit zgjedhin t’i gëzohen ngrohtësisë së shtëpisë, estonezët festojnë me temperaturat nën 0.


MË SHUME NGA Kuriozitete