19:37 / 02.12.2021
Shtëpia nga filmi "Home Alone" mund të merret me qira për një natë
Shtëpia ku Kevin McCallister kaloi një Krishtlindje të paharrueshme pasi pjesa tjetër e familjes udhëtoi pa të në Paris ndodhet në Çikago. Tani ajo mund të jepet me qira për një natë.
Shtëpia nga filmi i njohur "Home Alone" (I Vetëm në Shtëpi) është e qasshme këtë dhjetor për t’u marrë me qira përmes Airbnb.
Shtëpia ku Kevin McCallister kaloi një Krishtlindje të paharrueshme pasi pjesa tjetër e familjes udhëtoi pa të në Paris ndodhet në Çikago. Tani mund të jepet me qira për një natë.
Filmi "Home Alone" është filmi më i preferuar për Krishtlindje. Shtëpia e familjes McCallister u ndërtua në vitin 1920 në periferi të Çikagos, Winnetka, SHBA.























