Tel Aviv cilësohet si qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar
Sharr Travel

Tel Aviv cilësohet si qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Sipas një sondazhi nga “Economist Intelligence Unit” (EIU), qyteti izraelit doli në krye për herë të parë – nga vendi i pestë vitin e kaluar, duke lënë kështu pas Parisin dhe Singaporin.

Qyteti më i lirë në botë është renditur Damasku, mes Sirisë së shkatërruar nga lufta. Anketa krahason kostot në dollarë amerikanë për mallra dhe shërbime në 173 qytete.

“EIU” deklaroi se të dhënat e mbledhura në gusht dhe shtator treguan se mesatarisht çmimet ishin rritur 3.5% në terma të monedhës vendase – norma më e shpejtë e inflacionit e regjistruar gjatë pesë viteve të fundit.

Transporti ka shënuar rritjet më të mëdha të çmimeve, ku kostoja e një litri benzinë ​​është rritur mesatarisht me 21%.

Ngjitja e Tel Avivit në krye të renditjes së kostos botërore me jetesë më të shtrenjtë, reflektoi kryesisht rritjen e vlerës së monedhës së Izraelit, kundrejt dollarit.

Sondazhi zbuloi se Tel Avivi ishte qyteti i dytë më i shtrenjtë për alkool dhe transport, i pesti për sendet e kujdesit personal dhe i gjashti për rekreacion.

Kryetari i Bashkisë së Tel Avivit, Ron Huldai, paralajmëroi në një intervistë me të përditshmen “Haaretz” se rritja e çmimeve të pronave – që nuk përfshihen në llogaritjet e “EIU-së”- paralajmëron një “shpërthim” të ri.

Teherani u ngjit më së shumti në renditje, nga vendi 79 në 29. “EIU”, deklaroi se renditja vazhdon të jetë e ndjeshme ndaj ndryshimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Edhe pse shumica e ekonomive tani po rikuperohen pasi vaksinat COVID-19 janë shpërndarë në masë , qytetet kryesore të botës ende po përjetojnë rritje të rasteve, duke shkaktuar kufizime të reja sociale.


MË SHUME NGA Kuriozitete