Turqia më 19 dhjetor do të lansojë satelitin Turksat 5B
BKT
   Kuriozitete

Turqia më 19 dhjetor do të lansojë satelitin Turksat 5B

"Sateliti në hapësirë do të transportohet nga SpaceX", njoftoi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqise, Karaismailoğlu.

Sateliti i ri i telekomunikacionit turk Turksat 5B do të lansohet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX më 19 dhjetor, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqise, Adil Karaismailoğlu.

Sateliti, i prodhuar nga Airbus u transferua nga Franca në SHBA më 29 nëntor, bëri të ditur Karaismailoğlu gjatë një konference për media në kryeqytetin Ankara.

Sateliti i ri, tha ai, do të jetë sateliti më i fuqishëm i vendit që do të rrisë kapacitetin e brezit dhe do t'i shërbejë jo vetëm Turqisë por edhe vendeve fqinje.

"Sateliti është prodhuar me kontributin e industrisë vendase të Turqisë", tha Karaismailoğlu.

Ai shtoi se sateliti, i cili pritet të shërbejë për 35 vjet, ka gjeneratën e re të sistemit impulsiv me energji elektrike./aa