FSK-ja nderon Mujë Krasniqin me marshimin “Shtegu i Lirisë”
BKT
Kosovë

FSK-ja nderon Mujë Krasniqin me marshimin “Shtegu i Lirisë”

Kompania A e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar sot marshimin kondicional “Shtegu i Lirisë” në malet e Pashtrikut, për të shënuar përvjetorin e rënies së Komandant Mujë Krasniqit dhe mbi 40 dëshmorëve tjerë, të cilët ranë heroikisht me 14 dhjetor të vitit 1998.

Më anë të një postimi në llogarinë e FSK-së në Facebook, thuhet se kjo datë shënon edhe 3-vjetorin e mandatimit të FSK-së në ushtri dhe se pjesëtarët u njoftuan me sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve të rënë, sakrifica këto që do të shërbejnë si frymëzim dhe motivim për gjeneratat e reja.


MË SHUME NGA Kosovë