15 vjeçari bën histori në Las Vegas, diplomohet dhe ka katër diploma tjera
BKT
   Kuriozitete

15 vjeçari bën histori në Las Vegas, diplomohet dhe ka katër diploma tjera

Jack Rico, vetëm 15 vjeç, u bë kryetitull me katër diploma të asociuara nga Kolegji Fullerton në Las Vegas.

Tani, dy vjet më vonë, ai po bën histori, njofton Klan Kosova.

Javën e ardhshme, adoleshenti tashmë 15 vjeçar do të jetë i diplomuari më i ri që do të ngjitet në skenë në historinë e Universitetit të Nevadës.

Ai tha se kolegët e tij e pranojnë dhe s’e trajtojnë si fëmijë, përkundër moshës.

Pasi dështoi në klasën e tretë kur u prezantua një sistem i ri mësimor, familja e Ricos mendoi se shkollimi në shtëpi ishte më i përshtatshëm për të. Tre vjet më vonë, nëna e tij, Ru Andrade, e kuptoi shpejt se sa i zgjuar ishte djali i saj.

“Në moshën 11 vjeçare, ai ishte më i zgjuar se unë. E dija se i dhashë atij gjithçka që kisha dhe se ndoshta kishte nevojë për një mësues më të mirë”.

Kështu ai arriti në programin e Kolegjit Fullerton. Rico e kaloi lehtësisht provimin pranues dhe hyri në shkollë të nesërmen, shkruan California News Times.

Ai u diplomua me katër diploma të asociuara në kulmin e pandemisë. Njëra është për histori, shkenca shoqërore, art e shprehje njerëzore dhe sjellje sociale.

Tani, pasi ka fituar një diplomë bachelor në histori nga Universiteti i Nevadës me një bursë të plotë, ai është gati të diplomohet përsëri.